Lexues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga fshati Maznik i komunës së Deçanit, ku një urë raportohet se ka mbetur tërësisht e shkatërruar dhe jashtë funksionit prej rreth katër muajsh.
Sipas banorëve lokalë, ura nuk është riparuar gjatë kësaj periudhe dhe aktualisht nuk është e përdorshme, duke e bërë të vështirë dhe të rrezikshme lëvizjen në këtë zonë.
Ata thonë se mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse po shkakton shqetësim të madh, pasi ura ishte një lidhje e rëndësishme për qarkullimin e përditshëm të banorëve.
Qytetarët kërkojnë reagim urgjent për rindërtimin e saj, duke theksuar se situata aktuale po i detyron të përdorin rrugë alternative më të gjata dhe më pak të sigurta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


