Ukraina po shënon më 24 gusht 35-vjetorin e pavarësisë së saj, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me sulmet ruse dhe pasojat e luftës që nisi në shkallë të gjerë në vitin 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka shfrytëzuar përvjetorin për t’u bërë thirrje vendeve të “Koalicionit të Vullnetarëve” që të rrisin mbështetjen për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Ky grupim joformal përfshin rreth 34 shtete dhe udhëhiqet kryesisht nga Londra dhe Parisi.
Zelensky ka theksuar gjithashtu vështirësitë financiare me të cilat po përballet ushtria ukrainase, e cila sipas të dhënave ka një deficit buxhetor prej rreth 27 miliardë dollarësh.
Ai i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të përshpejtojë dorëzimin e një kredie prej 90 miliardë eurosh, të premtuar për mbështetjen e Ukrainës.
Ukraina e shpalli pavarësinë më 24 gusht 1991, përmes miratimit të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, në prag të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Tensionet me Rusinë u përshkallëzuan ndjeshëm në vitin 2014, pas rrëzimit të presidentit pro-rus Viktor Janukoviq, kur Moska aneksoi Krimenë dhe nisën luftimet në lindje të Ukrainës.
Në shkurt të vitit 2022, Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, ndërsa luftimet vazhdojnë edhe sot.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


