Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeNgjarje tragjike në Mitrovicë – 55 vjeçari gjendet pa shenja jete në...

Ngjarje tragjike në Mitrovicë – 55 vjeçari gjendet pa shenja jete në një lokal, dyshohet se u vetëlëndua me armë zjarri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas mesnatës në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një lokali në rrugën “Xhafer Deva”, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Pjetër Dedajn, 55 vjeçar.

Rasti është raportuar rreth orës 00:15, pasi një person i afërt me të ndjerin e ka gjetur atë të shtrirë në ambientet e lokalit dhe ka njoftuar autoritetet.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e Dedajt.

Në lokacion kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe Forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit Zoraki, së bashku me municion.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten objekt i hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT