Dy orë e pak minuta takim, sollën zgjidhen e shumëpritur të hënën pasdite.
4 ditë pas mbylljes së qumështores VITA në Istog, dhe pas protestës të disa orëve më herët, u evitua kriza për mijëra fermerë që bëjnë prodhimin e këtij produkti.
Pas takimit me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, këta dhe përpunuesi i produktit blegtorial erdhën në përfundim se pranimi i tij të rinisë pa mbaruar e hëna.
Pajtimi u arrit edhe meqë nga dikasteri qeveritar u zotuan se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të dalë shpejt me të gjeturat nga inspektimi, që u tha se u zhvillua edhe në kompani tjera.
Nga dikasteri qeveritar, anise paradite premtuan konferencë, një e tillë nuk ndodhi pasdite.
Ujdia, i jep fund edhe krizës nga fermerët që prodhimin e qumështit nga e enjtja e çuan dëm.
Ndiqni detajet e plota përmes kronikën në vazhdim:


