Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeU zhduk në muajin prill, gjendet në Deçan 36-vjeçari nga Leposaviqi

U zhduk në muajin prill, gjendet në Deçan 36-vjeçari nga Leposaviqi

Një person i raportuar si i zhdukur që nga data 28 prill 2026 është gjetur nga njësitë policore në zonën e Deçanit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 28.04.2026 në Stacionin Policor në Leposaviq, familjarët kishin raportuar zhdukjen e një mashkulli me inicialet M.S., rreth 36-vjeçar.

Ata kishin deklaruar se i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike dhe në kontaktin e fundit kishte qenë në Serbi, ku kishte thënë se do të kthehej në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare.

Nga verifikimet është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë më 28.04.2026 dhe po të njëjtën ditë kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit, pas së cilës ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas veprimeve operative dhe koordinimit ndërmjet njësive policore, më 17.05.2026 rreth orës 10:00, Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informacion se personi M.S. është lokalizuar dhe gjetur nga njësitë patrulluese policore në zonën e Deçanit.

Familjarët janë njoftuar për gjetjen e tij, ndërsa sipas informatave të para gjendja e tij është stabile.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT