Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeU ther me thikë, ky është 27-vjeçari që humbi jetën sot në...

U ther me thikë, ky është 27-vjeçari që humbi jetën sot në Kobaj të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, viktima është A. Osmanaj, i cili dyshohet se është therur gjatë një përleshjeje mes dy familjeve që janë të afërta mes vete.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek kjo ngjarje e rëndë, por bëhet e ditur se viktima dhe i dyshuari ishin djem të axhës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT