Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon sot në Prishtinë protestën me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrësit do të kërkojnë reagim më të fuqishëm institucional dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Organizatorët kërkojnë që vrasjet e grave dhe dhuna me bazë gjinore të mos trajtohen si raste të izoluara, por si çështje urgjente që kërkojnë veprim të menjëhershëm nga institucionet.
Ata bëjnë thirrje për forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave në rrezik, mbështetjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të reja të dhunës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


