Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Leposaviq, ku një i ri është zhdukur pasi ka hyrë në territorin e Kosovës, mëson Sinjali.
Rasti është paraqitur më 28 prill 2026 rreth orës 11:05 nga ankuesja O. S., rreth 58-vjeçar, e cila ka raportuar se që nga data 24 prill ka humbur kontaktin me djalin e saj, Marko Steic, rreth 36-vjeçar.
Sipas deklarimit të saj, ai kishte blerë biletë udhëtimi nga Kraleva për në Mitrovicë me kompaninë “Kolashin Prevoz” dhe ishte nisur mëngjesin e 24 prillit rreth orës 09:05.
Siç mëson Sinjali, verifikimet policore kanë konfirmuar se i njëjti ka hyrë në territorin e Kosovës përmes Pikës Kufitare në Jarinje rreth orës 11:35 të së njëjtës ditë, por që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas familjes, i zhdukuri vuan edhe nga probleme shëndetësore, çka e rrit shqetësimin për gjendjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për lokalizimin e tij.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


