Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeU ngjit në tempullin Maya, sulmohet nga turma para se të arrestohet...

U ngjit në tempullin Maya, sulmohet nga turma para se të arrestohet turisti gjerman në MeksikëSinjali

Një turist gjerman dhe një burrë tjetër u arrestuan në Meksikë pasi u ngjitën në piramidën Maya gjatë festimeve katër-ditore të ekuinoksit pranveror

Një turist gjerman dhe një burrë tjetër u arrestuan në Meksikë pasi u ngjitën në një piramidë gjatë një festimi katër-ditor të ekuinoksit pranveror.

Tempulli i Kukulcan, i njohur gjithashtu si El Castillo, është një nga strukturat më ikonike në Chichen Itza, në shtetin e Jukatanit. E konsideruar si një nga shtatë mrekullitë moderne të botës, kjo ndërtesë e lashtë besohet se është ndërtuar për të ndihmuar Majat në përpjekjet e tyre astrologjike dhe për t’i bërë homazh perëndisë së gjarprit me krahë, Kukulcan.

Javën e kaluar, rreth 9,000 turistë u mblodhën në bazën e tempullit antik për të vëzhguar ekuinoksin pranveror dhe për të parë fenomenin ikonik që ndodh çdo vit, sipas agjencisë lokale të lajmeve Mexico News Daily.

Një person që ishte pjesë e festës katër-ditore ishte një turist gjerman 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, raporton Fox News.

Në një video të siguruar nga Sky News, turisti shfaqet teksa ngjit shkallët e piramidës për të arritur në një dhomë të brendshme. Megjithatë, para se të futej brenda, ai u arrestua dhe u largua nga zyrtarët nga vendi historik.

Në mëngjesin pas ngjarjes, turisti shoqërohej nga oficerë të Gardës Kombëtare Meksikane dhe personeli nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH), kur ai u sulmua nga disa anëtarë të turmës.

“Nuk ju lejohet të ngjiteni në tempull!” – dëgjohet dikush në video, ndërsa një tjetër e quan ate “idiot”. Disa vëzhgues filluan ta kapnin dhe ta rrihnin turistin, duke pretenduar se ai duhej “sakrifikuar”, sipas traditës së qytetërimit të lashtë Maja.

/GazetaSinjali/

//platform.twitter.com/widgets.js
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT