Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeU jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që vdiqën tragjikisht...

U jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që vdiqën tragjikisht në Shkup

Këtë të martë, familjarë, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.

Në banesën e fundit u përcollën Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas pamjeve nga Klan Kosova, numër i madh i qytetarëve morën pjesë në varrimin e tre mërgimtarëve.

Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës./Klankosova.tv

Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT