Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmePDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës së Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, PDK i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të hapë rrugën për krijimin e institucioneve të reja.

“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, thuhet në njoftimin e PDK-së. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT