Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeTrumpi thotë se iranianët rrëzuan një helikopter amerikan, zotohet se do t’i...

Trumpi thotë se iranianët rrëzuan një helikopter amerikan, zotohet se do t’i përgjigjet sulmit

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë përgjegjës Iranin për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, në orët e para të së martës.

Trump ka thënë se iranianët e rrëzuan helikopterin shumë të sofistikuar Apache.

“Sapo jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit. Ishin dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të palënduar”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Ai është zotuar më pas se SHBA-ja do t’i përgjigjet këtij sulmi.

Ushtria amerikane ka njoftuar të martën se një anije pa ekuipazh ka shpëtuar pilotët e helikopterit sulmues të ushtrisë amerikane që është rrëzuar herët të martën pranë Ngushticës së Hormuzit, rrugës strategjike ujore që Irani e ka mbyllur prej që ka nisur lufta.

Anija pa ekuipazh, 24 metra e gjatë, i ka gjetur dy aviatorët dhe i ka nxjerrë në breg pasi ata kishin kaluar rreth dy orë në ujë, ka thënë Kapiten Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane.

Rrëzimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën pranë brigjeve të Omanit, ndërsa helikopteri ishte duke patrulluar, ka thënë Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT