Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt – dhe ka thënë që pret se dy vendet do të forcojnë partneritetin dhe sigurinë për njerëzit e të dyja shteteve.
Vuçiq e ka publikuar letrën e dërguar nga Trumpi, në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
“Vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontributin e rëndësishëm të Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, qoftë në mbështetjen për popullin e Ukrainës në mbrojtje nga agresioni rus, apo në kontributin e Serbisë në misione të shumta paqeruajtëse anembanë botës”, është thënë mes tjerash në letrën e Trumpit për Vuçiqin.
Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht vazhdimin e integrimeve të Serbisë në rrugën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.
“Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së”, është thënë mes tjerash në urimin e Trumpit, raporton REL.
Presidenti amerikan, ka theksuar, gjithashtu, se është i kënaqur me “bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv dhe mundësitë e reja” për investime të ndërsjella në sektorë të rëndësishëm si teknologjia dhe energjia.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


