Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ishte aktiv sërish gjatë natës në llogarinë e tij në Truth Social dhe publikoi një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale.
Ai paralajmëron “qetësinë para stuhisë” dhe tregon presidentin amerikan të rrethuar nga anije ushtarake, ndërsa rrufe godasin nga retë e errëta.
Dje, New York Times raportoi se SHBA dhe Izraeli po kryejnë përgatitjet më intensive për sulme të reja ndaj Iranit që nga arritja e armëpushimit muajin e kaluar.
Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme thanë se të dy vendet po synojnë të jenë gati që javën e ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


