Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump përmend dy herë Kosovën në OKB, e falënderon për kontributin në...

Trump përmend dy herë Kosovën në OKB, e falënderon për kontributin në Bordin e Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e tyre në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump ka përmendur vendet që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar me trupa, pjesëtarë të policisë dhe trajnime në kuadër të misionit për stabilizimin e Gazës.

“Dua gjithashtu të falënderoj ata që kanë angazhuar trupa, policë dhe trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjerë”, u shpreh Trump.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan ka vlerësuar gjithashtu kontributet financiare të disa vendeve për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës, duke theksuar se fondet synojnë të përdoren drejtpërdrejt për nevojat e popullsisë.

Trump ka thënë se vendet pjesëmarrëse kanë treguar gatishmëri për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për stabilizimin e situatës në Gaza.

Ndërkohë, Trump ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke kujtuar tensionet e mëparshme ndërmjet dy vendeve dhe ndërhyrjen e tij për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Trump ka deklaruar se u kishte bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë se një përplasje mes tyre do të sillte pasoja në marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT