Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump pas të shtënave: Nuk do të më ndalojnë të fitoj luftën...

Trump pas të shtënave: Nuk do të më ndalojnë të fitoj luftën në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk beson që të shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me tensionet në Iran, por ka theksuar se situata nuk do ta pengojë në qëllimet e tij politike.

Sipas Trump, veprimet e tij ndaj Teheranit mund ta kenë bërë objektiv, por ai shtoi se nuk do të tërhiqet nga vendimet e tij.

“Kur bën gjëra të tilla, bëhesh objektiv… kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk mendoj se kishte lidhje me këtë, bazuar në atë që dimë,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se nuk është hera e parë që sulmohet një figurë republikane në vitet e fundit, duke kujtuar raste të mëhershme të atentateve ndaj tij.

Ndërkohë, FBI po vazhdon hetimet për incidentin, përfshirë kontrolle në një shtëpi në Torrance, periferi të Los Angelesit, që dyshohet se lidhet me të armatosurin që hapi zjarr gjatë ngjarjes në Uashington.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT