Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump paralajmëron lëvizje të madhe ushtarake: Trupat amerikane mund të largohen nga...

Trump paralajmëron lëvizje të madhe ushtarake: Trupat amerikane mund të largohen nga Gjermania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së një pjese të trupave ushtarake amerikane nga Germania drejt Polandës, në një lëvizje që mund të ndryshojë balancën ushtarake të NATO-s në Evropë.

Gjatë një deklarate për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se një skenar i tillë “është i mundur”, duke theksuar raportet e mira me autoritetet polake dhe me presidentin polak Karol Nawrocki.

“Polonia do ta donte këtë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ta dhe është një mundësi reale”, deklaroi Trump.

Sipas raportimeve, SHBA-ja po planifikon të tërheqë rreth 5 mijë trupa nga Gjermania gjatë muajve të ardhshëm, megjithëse presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se numri mund të jetë edhe më i madh.

Aktualisht, në Gjermani ndodhen të stacionuar rreth 35 deri në 37 mijë ushtarë amerikanë, duke e bërë vendin një nga qendrat kryesore ushtarake të SHBA-së në Evropë.

Nga ana tjetër, Varshava ka shprehur gatishmëri të plotë për të pritur trupat amerikane. Presidenti polak Karol Nawrocki deklaroi se Polonia tashmë posedon infrastrukturën e nevojshme ushtarake dhe se një prani më e madhe amerikane do të rriste sigurinë e krahut lindor të NATO-s, veçanërisht përballë tensioneve në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT