Monday, July 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump para finales së Botërorit: Vështirë të mos besosh te Messi

Trump para finales së Botërorit: Vështirë të mos besosh te Messi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë mendimin e tij pak orë para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, duke pranuar se Lionel Messi është lojtari që e bën të vështirë çdo parashikim kundër Argjentinës.

Trump, i cili do ta ndjekë finalen nga stadiumi “MetLife” në New Jersey së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, tha se nuk dëshiron të mbajë anë, por vlerësoi lart ndikimin e kapitenit argjentinas.

“Është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Trump në një intervistë për Fox.

Presidenti amerikan shtoi se e konsideron Messin dhe Cristiano Ronaldon mes futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke treguar se pasionin për futbollin e ndan edhe me djalin e tij, Barron.

Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës zhvillohet sonte nga ora 21:00, ndërsa Messi synon të udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër titulli botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT