Tuesday, July 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti uron kryeministrin e ri britanik, pret forcim të bashkëpunimit mes dy...

Kurti uron kryeministrin e ri britanik, pret forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, pas marrjes së detyrës.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Ai ka përmendur ndër të tjera promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimet dashakeqe të Rusisë në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT