Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump në fjalimin e tij në OKB: Ndërsa të tjerët kanë folur...

Trump në fjalimin e tij në OKB: Ndërsa të tjerët kanë folur për paqen, unë e kam arritur atë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nisur fjalimin e tij të së martës duke pretenduar se, ndryshe nga liderët e tjerë që kanë folur për paqen, ai ka ndërmarrë veprime konkrete për ta sjellë atë.

Gjatë fjalimit, Trump ka deklaruar se nuk është i gatshëm të lejojë që kërcënimet ndaj SHBA-së dhe botës të vazhdojnë të rriten.

“Si president i kombit më të jashtëzakonshëm në histori, nuk kam asnjë interes të lejoj që rreziqet të shtohen edhe për një ditë tjetër”, ka thënë Trumpi, duke iu përmbajtur me përpikëri tekstit të përgatitur për fjalimin e tij.

Më pas, presidenti amerikan ka theksuar se administrata e tij, sipas tij, ka zgjedhur veprimin në vend të deklaratave përballë kërcënimeve.

“Pra, ndërsa të tjerët kanë folur, unë kam vepruar. Ndërsa të tjerët kanë folur për paqen, unë kam sjellë paqen. Ndërsa të tjerët i kanë shpërfillur kërcënimet, unë u jam kundërvënë atyre. Ndërsa të tjerët kanë folur për guximin, Amerika e ka treguar atë. Ndërsa të tjerët kanë premtuar forcë, unë e kam përdorur atë për ta bërë Amerikën vendin më të fuqishëm në botë”, ka deklaruar Trumpi.

Trump më pas e ka drejtuar vëmendjen te Irani, duke e paraqitur atë si shembullin kryesor të një kërcënimi që, sipas tij, është lejuar të forcohet dhe të paraqesë rrezik për sigurinë ndërkombëtare.

Presidenti amerikan ka thënë se nuk kishte “shembull më të mirë” të një kërcënimi të tillë dhe të përballjes së Amerikës me të sesa Irani.

“Nuk ka shembull më të mirë të një rreziku, të cilit iu lejua të forcohej duke vënë në rrezik botën, sesa sponsori numër një i terrorit, Republika Islamike e Iranit”, ka thënë Trumpi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT