Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump i pyeti Xi-n nëse Kina dëshiron të blejë armë amerikane

Trump i pyeti Xi-n nëse Kina dëshiron të blejë armë amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pyetur homologun e tij kinez, Xi Jinping, nëse Kina do të ishte e interesuar të blinte armë amerikane, ka deklaruar ambasadori i SHBA-së në Kinë, David Perdue.

Në një intervistë për “Fox News”, Perdue tha se Trump, gjatë diskutimeve me Xi-n, kishte përmendur faktin se SHBA-ja u shet armë vendeve të ndryshme në botë dhe e kishte pyetur liderin kinez nëse do të dëshironte të blinte armë amerikane.

Deklarata erdhi në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini kanë mospajtime të mëdha për Tajvanin. Administrata Trump ka në pritje një paketë të re armësh prej rreth 14 miliardë dollarësh për Tajvanin, ndërsa Kina kundërshton vazhdimisht shitjet amerikane të armëve për ishullin.

Megjithatë, pas deklaratës së Perdue-s, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë mohuar se ekziston ndonjë plan për shitjen e armëve Kinës.

Departamenti i Shtetit deklaroi se ligji amerikan ndalon shitjen e armëve Kinës dhe se “nuk ka asnjë ofertë apo plan” për një shitje të tillë.

Perdue nuk dha detaje se kur Trump e kishte bërë pyetjen, çfarë lloj armësh ishte diskutuar apo se si ishte përgjigjur Xi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT