Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet edhe për tri javë

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet edhe për tri javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tri javë.

Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se marrëveshja është arritur pas një takimi në Zyrën Ovale mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë.

Ai shtoi se takimi, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka shkuar shumë mirë.

“SHBA-ja do të punojë me Libanin për ta ndihmuar që të mbrohet nga Hezbollahu”, tha Trump.

Ai tha gjithashtu se ishte “nder i madh” të merrte pjesë në “këtë takim historik” dhe shtoi se mezi pret që të mirëpresë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në një të ardhme.

Izraeli dhe Libani arritën marrëveshjen e fundit të armëpushimit më 16 prill.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT