Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeTronditje për Cody Gakpon, sulmuesi holandez dhe partnerja e tij humbin foshnjën

Tronditje për Cody Gakpon, sulmuesi holandez dhe partnerja e tij humbin foshnjën

Sulmuesi i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po përballet me një periudhë tejet të vështirë në jetën e tij personale, ndërsa Kombëtarja holandeze vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës 2026.

Partnerja e tij, Noa van der Bij, bëri të ditur përmes një postimi prekës në rrjetet sociale se çifti ka humbur foshnjën që prisnin. Sipas saj, djali i tyre, të cilin e kishin vendosur ta quanin Elijah Raphael Gakpo, ndërroi jetë gjatë shtatzënisë.

“Me zemër të thyer ndajmë lajmin se djali ynë i vogël ndërroi jetë gjatë shtatzënisë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që na keni treguar në këto momente të vështira”, shkroi Noa.

Lajmi vjen vetëm pak javë pasi çifti kishte ndarë me ndjekësit gëzimin për ardhjen e fëmijës së tyre të dytë. Gakpo dhe Noa janë tashmë prindër të një djali.

Kjo humbje e rëndë ndodh në një moment kur Holanda po përgatitet për ndeshjet me eliminim direkt në Kupën e Botës, pasi përfundoi fazën e grupeve në vendin e parë.

Pas publikimit të lajmit, mijëra tifozë, futbollistë dhe figura të botës së sportit kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen Gakpo, duke respektuar njëkohësisht kërkesën e tyre për privatësi gjatë kësaj periudhe të dhimbshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT