Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Suharekë–Prizren, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Nga pamjet e siguruara nga Sinjali, shihet se përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk dihet ende gjendja e personave që mund të kenë mbetur të lënduar.
Për gjendjen e të lënduarve, Sinjali është në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


