Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportTrepça fiton, por trajneri i tyre kacafytet me lojtarin e tij (VIDEO)

Trepça fiton, por trajneri i tyre kacafytet me lojtarin e tij (VIDEO)

Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Por, vëmendjen e mori kacafytja mes trajnerit të Trepçës Adis Beçiragiqit dhe basketbollistit të tij, Mikaile Tmusiqit pas përfundimit të ndeshjes.

Nuk dihet se çka çoi në zemërimin e të dyve, por ishin lojtarët e tjerë të ekipit të Trepçës ata që ndërhynë, duke mos e lënë kacafytjen të shndërrohej në përleshje fizike.

“Minatorët” e mposhtën Vëllaznimin me rezultat 63:59, ku me këtë fitore pozicionohen në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Vëllaznimi gjendet në vendin e katër me 35 sosh.

The post Trepça fiton, por trajneri i tyre kacafytet me lojtarin e tij (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT