Trepça e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë, në derbin e javës ndaj Bashkimit.
Diferenca për mitrovicasit u bë që në fillim, pasi 10 minutat fillestare i mbyllën me 15 pikë epërsi, 32-17, njofton Klankosova.tv
Mysafirët bënë më shumë në çerekun e dytë, duke e fituar atë 12-17, por pamjaftueshëm për ta ulur diferencën dyshifrore (44-34).
Kjo është përballja e fundit e xhiros së 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Aktualisht, prizrenasit e udhëheqin renditjen tabelare me 15 fitore e 6 humbje, kurse “Torcida” ka 14 triumfe dhe 7 disfata, raporton Klankosova.tv
Ky super duel po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


