Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidentiqë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Sllatinë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti për Klankosova.tv.


