Monday, July 13, 2026
spot_img
HomeLajmeShBA nis një sulm të ri raketash ndaj Iranit

ShBA nis një sulm të ri raketash ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj objektivave në Iran, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Sipas deklaratës së publikuar nga CENTCOM, operacioni ka nisur në orën 17:00 sipas kohës lindore amerikane dhe ka për qëllim goditjen e kapaciteteve iraniane që, sipas Uashingtonit, paraqesin kërcënim për anijet tregtare dhe sigurinë e marinarëve civilë në Ngushticën e Hormuzit.

Në njoftimin e bërë publik në platformën “X”, CENTCOM ka deklaruar se sulmet janë urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se Irani do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje për objektivat e goditura apo për dëmet e shkaktuara nga operacioni.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me sulmet e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT