Monday, July 13, 2026
spot_img
HomeLajmeBrukseli hap një ditë vendimtare për zgjerimin e BE-së, Shqipëria avancon ndërsa...

Brukseli hap një ditë vendimtare për zgjerimin e BE-së, Shqipëria avancon ndërsa Kosova jashtë agjendës

Data 14 korrik pritet të jetë një ditë e rëndësishme për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi në Bruksel do të zhvillohen disa konferenca ndërqeveritare me vendet kandidate për anëtarësim.

Në këtë proces do të përfshihen Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia, të cilat do të diskutojnë hapa të rinj drejt integrimit në Union. Shqipëria pritet të shënojë një tjetër përparim, duke nisur procesin e mbylljes së disa kapitujve negociues pas hapjes së të gjithë grup-kapitujve.

Gjatë konferencës së ardhshme ndërqeveritare, Tirana pritet të mbyllë përkohësisht tre kapituj që lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin e kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Ndërkohë, Kosova vazhdon të mbetet jashtë agjendës së zgjerimit të BE-së. Pavarësisht aplikimit për statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit 2022, deri më tani nuk ka pasur hapa konkretë nga institucionet evropiane për avancimin e këtij procesi.

Në të njëjtën kohë, Mali i Zi pritet të bëjë përparime të reja në negociatat me BE-në, ndërsa për Serbinë është kundërshtuar hapja e një grup-kapitulli të ri negociues, pas kundërshtimeve të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Zhvillimet në Bruksel pritet të tregojnë edhe një herë ritmet e ndryshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT