Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeShowbizTransformohet shtegu drejt Kalasë së Prizrenit, Totaj flet për investim modern për...

Transformohet shtegu drejt Kalasë së Prizrenit, Totaj flet për investim modern për qytetarët dhe turistët

Filluan punimet për transformimin e shtegut të pasmë të këmbësorëve drejt Kalasë së Prizrenit, në një gjatësi prej 4 kilometrash.

Projekti parasheh mbjelljen e drunjve, vendosjen e ndriçimit të ri publik si dhe vendosjen e shportave dhe ulëseve për vizitorët, duke krijuar kushte moderne për vendësit dhe turistët.


Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky investim është pjesë e vizionit për zhvillimin turistik dhe kulturor të qytetit.

“Shtegu i Kalasë është një ndër pikat më të frekuentuara nga qytetarët tanë dhe turistët. Me këto ndërhyrje po krijojmë infrastrukturë të denjë dhe të sigurt për të gjithë vizitorët” – u shpreh ai.

Kryetari Totaj shtoi se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës së vizitorëve dhe në promovimin e Prizrenit si qendër turistike.

“Synimi ynë është që Kalaja e Prizrenit dhe rrugët që çojnë drejt saj të jenë jo vetëm atraksione historike, por edhe hapësira moderne, të gjelbëruara dhe mikpritëse” – deklaroi Totaj.

Punimet pritet të përfundojnë në afatet e parashikuara, duke sjellë një transformim të dukshëm në këtë zonë të rëndësishme turistike të Prizrenit

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT