Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeIrani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime...

Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz

Irani tha se ka futur në listë të zezë 45 anije që i kanë shkelur rregullat e këtij vendi për kalim nëpër Ngushticën e Hormzuit dhe do të ndërmarrë masa kundër cilësdo anije që transferon mallra me to, duke i përshkallëzuar kërcënimet për rrugën jetike ujore gjashtë muaj pas fillimit të luftës.

Anijet që ndodhen në këtë listë mund të gjobiten, të ndalohen dhe t’u konfiskohet malli, sipas një postimi në rrjetin X nga Autoriteti Persik i Ngushticës së Gjirit, organ i ri i themeluar nga Irani për ta menaxhuar Ngushticën e Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ky paralajmërim u lëshua disa ditë pasi ShBA-ja e kërcënoi Iranin me “sanksionet më të ashpra në histori”, ndërsa Irani tha se kundërpërgjigjja e tij ndaj çfarëdo kërcënimi amerikan do të ishte “shkatërruese”.

Disa nga anijet e futura në listë janë në pronësi të një kompanie nga Emiratet e Bashkuara dhe të një kompanie tjetër shtetërore nga Arabia Saudite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT