Kryetari i Forumit Kombëtar Serb nga Graçanica dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviq, ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se politikat e tij kanë sjellë serbët e Kosovës në një situatë të rëndë politike dhe shoqërore.
Në një intervistë për gazetën “Danas”, Trajkoviq tha se iniciativat simbolike politike të partisë SNS në Beograd nuk përfaqësojnë zgjidhje reale për çështjen e Kosovës, por sipas tij janë vazhdim i “simulimit politik” rreth kësaj teme.
Ai theksoi se serbët në Kosovë ndodhen në një pozitë të vështirë dhe, sipas tij, janë lënë pa mbështetje reale politike, duke akuzuar udhëheqjen në Beograd për menaxhim të gabuar të situatës.
Trajkoviq shtoi se dalja nga kriza kërkon ndryshime politike në Serbi dhe krijimin e një qasjeje të re që do të mundësonte pluralizëm politik mes serbëve në Kosovë.
Ai gjithashtu komentoi edhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se rajoni vazhdon të mbetet i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


