Dy persona janë ndaluar lidhur me rastin tragjik në Kobaj të Prizrenit. Klan Kosova mëson se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur, 16-vjeçar.
Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.
Si pasojë e përleshjes mes disa personave, sot ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara dyshohet nga mjeti i mprehtë.
Lëndime të rënda ka pësuar edhe babai i tij, i cili aktualisht po trajtohet në spital, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja tragjike në Prizren: Emërtimi i rrugës “mollë sherri” mes dy djemve të axhës (VIDEO)


