Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedia në Kobaj të Prizrenit: Ndalohen dy persona, mes tyre një 16-vjeçar

Tragjedia në Kobaj të Prizrenit: Ndalohen dy persona, mes tyre një 16-vjeçar

Dy persona janë ndaluar lidhur me rastin tragjik në Kobaj të Prizrenit.

Klan Kosova mëson se në mesin e tyre është edhe një i mitur i moshës 16-vjeçare.

Viktima dhe të dyshuarit sipas informacioneve që ka Klan Kosova janë djem të axhës mes vete.

Deri tek konflikti erdhi si pasojë e mospajtimeve mes palëve rreth emërimit të një rruge në këtë fshat.

Sot, si pasojë e një përleshje mes disa personave humbi jetën një 27 vjeçare.

Ai nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve që dyshohet se janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë.

Lëndime të rënda mori edhe babai i tij, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

Lidhur me ngjarjen tragjike sot gjatë ditës ka raportuar edhe Klankosova.tv.

Ngjarja tragjike në Prizren: Emërtimi i rrugës “mollë sherri” mes dy djemve të axhës (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT