Një 39-vjeçar, baba i tre fëmijëve, ka humbur jetën gjatë pushimeve në jug të Turqisë, pasi u hodh me kokë nga skela e një hoteli në ujë me thellësi rreth 50 centimetra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në një hotel bregdetar në lagjen Konaklı të Alanyas, në provincën e Antalyas.
Viktima është identifikuar si Arif Erman, banor i Sapancas në Sakarya. Në skelë ishin vendosur litarë mbrojtës dhe tabela që ndalonin hedhjen për shkak të nivelit të ulët të ujit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 39-vjeçarin duke iu afruar skajit të skelës dhe duke vështruar detin. Më pas, ai largohet disa metra, merr vrull, kalon pengesat mbrojtëse dhe hidhet me kokë në ujë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
✅ CONFIRMED: A father of three has died after diving from a hotel pier into extremely shallow water while on vacation in Türkiye.
39-year-old Arif Erman reportedly jumped into water only around 50 cm deep in Alanya, striking his head on the bottom and suffering a fatal neck… pic.twitter.com/Aaf9SFeL1Z
— Planet Report HQ (@PlanetReportHQ) September 5, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


