Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeTrafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime të përkohshme sonte në Prishtinë

Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime të përkohshme sonte në Prishtinë

Trafiku Urban Prishtinë ka njoftuar qytetarët se gjatë mbrëmjes së sotme pritet të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve.

Sipas njoftimit, këto ndryshime vijnë si pasojë e bllokimit të disa rrugëve dhe do të zbatohen në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit.

Nga Trafiku Urban kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për këto masa të përkohshme, ndërsa njëkohësisht i urohen suksese Kombëtares në ndeshjen e sontme kualifikuese.

“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT