Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë kërkojnë ekspertizë dhe kujdes të veçantë, duke theksuar se vendimet për këto çështje nuk duhet të merren me nxitim.
“Shumica e gjërave që lidhen me Dhomat e Specializuara janë çështje të ekspertizës dhe nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka bërë të ditur se ekspertët në Ministrinë e Drejtësisë po e analizojnë edhe projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspertët që po e analizojnë edhe projektligjin e PDK-së. Kur ta kemi gati, do ta dërgojmë opinionin në Qeveri, por nuk duam të nxitojmë vendimin dhe ta paguajmë me cilësi të munguar e me gabime të papranueshme”, ka thënë ministrja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


