Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeTrafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe prizrenasja

Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe prizrenasja

Një 34-vjeçar është arrestuar në Maminas, Durrës, pasi dyshohet se po transportonte armë zjarri të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Hallkat”, Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe pasagjerja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, e dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ata po lëviznin në Maminas, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri, pistoleta, dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova.

Kontrolli është kryer edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, dorezë hekuri.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar pas një pune hetimore dhe operative për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale.

M. B. dyshohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa D. N. për “Moskallëzimi i krimit”.

Policia ka bërë të ditur se hetimi vijon për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT