Një shtetas i huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dëmtuar një lokal zejtar në Prizren.
Sipas raportit policor, pronari i lokalit kishte raportuar se në momentin kur kishte shkuar për ta hapur biznesin e tij, kishte vërejtur një xham të thyer, transmeton Klankosova.tv.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.
“Të dyshuarit i është bërë alkooltesti i cili ka rezultuar që ka 1.78 promil alkool në gjak”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


