Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajme“The ka deficit”, Hamza i reagon Muratit: E paske pas keq planifikimin...

“The ka deficit”, Hamza i reagon Muratit: E paske pas keq planifikimin e buxhetit

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Muratit gjatë seancës në Kuvend duke e kritikuar për menaxhimin e buxhetit dhe deklaratat për deficitin.

Hamza tha se nëse ekziston mungesë apo disproporcion mes të hyrave të planifikuara dhe atyre të realizuara, atëherë kjo tregon për planifikim të dobët të buxhetit.

“Tha kemi deficit. E the që aktualisht ka mungesë apo disproporcion mes të hyrave të planifikuara dhe të realizuara, dhe me këto çmime të rritura e ki këtë, atëherë e paske pas keq planifikimin e buxhetit. Nuk është problemi te hyrja e të rriturave, atëherë po propozoj që të hyrat e realizuara si rezultat i rritjes së çmimit në momentin e planifikimit të buxhetit, dhe tash përdori për përkrahjen e qytetarëve të Kosovës”, tha Hamza në Kuvend./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT