Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeThaçi u çoi selam nga Haga, protestuesit edhe sonte mbushin sheshin e...

Thaçi u çoi selam nga Haga, protestuesit edhe sonte mbushin sheshin e Prishtinës

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon në Prishtinë, gjashtë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në sheshin e Prishtinës është mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët po protestojnë kundër vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në mesin e pankartave të vendosura në shesh është edhe mesazhi “Jo në emrin tim”, ndërsa një tjetër mban mbishkrimin “Error 404, Justice Not Found” (“Gabim 404, Drejtësia nuk u gjet”).

Në protestë është përcjellë edhe mesazhi i Hashim Thaçit nga Haga. Sipas Abelard Tahirit, i cili e ka takuar Thaçin në Hagë, ish-presidenti u ka dërguar të fala qytetarëve që po marrin pjesë në protestë.

Protesta po vazhdon në sheshin e Prishtinës, ndërsa qytetarë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirën ku po zhvillohet tubimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT