Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeThaçi: Kthimi i Vjosës në LDK synon rikthimin e elektoratit të humbur...

Thaçi: Kthimi i Vjosës në LDK synon rikthimin e elektoratit të humbur nga kjo parti (VIDEO)

Autorja e emisionit Kiks Kosova, Ardiana Thaçi në Ora Shtatë ka thënë se Vjosa Osmani është duke u rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas saj, kthimi i Osmanit në LDK ka për synim rikthimin e elektoratit që kjo parti e ka humbur.

“Mendoj që LDK-ja bashkimin me Vjosa Osmanin e sheh si rikthim të elektoratit të vet, për shkak se edhe fushatën të cilën është duke e bërë Vjosa Osmani, është duke e bërë kryesisht tek ato familje dhe ato vende ku kanë qenë pjesë e LDK dhe janë kthy në LVV, ose janë kthy te Lista GUXO duke votuar Listën e Vetëvendosje, dhe thjesht po don me kthy këtë elektorat. LDK e ka parë si zgjidhje të vetme, thënë të drejtën, kthimin e Vjosës në mënyrë që ta rikuperojë apo ta kthejë një pjesë të elektoratit që e kanë humbur”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa sa i përket PDK-së, gazetarja Thaçi tha se kjo parti ka qëndruar stabile, pavarësisht largimit të krerëve të saj duke mos pësuar rënie siç ka pësuar LDK-ja.

Ndiqeni deklarimin e gazetares Ardiana Thaçi:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT