Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeTërshani: Ka nisur gjetja e fajtorit për zgjedhjet e ardhshme, fokusi s’është...

Tërshani: Ka nisur gjetja e fajtorit për zgjedhjet e ardhshme, fokusi s’është te krijimi i institucioneve

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar se çështja e gazit amerikan mund të shndërrohet në një nga temat kryesore të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Mbrëmë në emisionin “Rubikon”, Tërshani tha se dallimet në qëndrime lidhur me këtë projekt mund të ndikojnë në procesin e bashkëpunimit politik, transmeton Klankosova.tv.

“Duke e ditur kundërshtimin e madh që e ka Vetëvendosje për gazin amerikan, dhe në anën tjetër janë partitë e tjera politike që e duan këtë plan, mendoj që ka me qenë një pikë diskutimi dhe ndasi mes tyre”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Sipas saj, përveç dallimeve programore, në diskursin publik po vërehet edhe një tendencë për t’u fokusuar në kalkulimet elektorale të së ardhmes, në vend të përpjekjeve për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

“Mirëpo është interesant në diskursin e gjerë publik, në debate në përgjithësi mes partive politike dhe në popull, është njëfarë tendence me gjet fajtorin qysh tash për zgjedhjet e ardhshme, pra nuk është fokusi se qysh me gjet një zgjidhje për krijimin e institucioneve tash”, deklaroi Tërshani.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT