Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmeTërmet i fuqishëm 6.9 godet verilindjen e Japonisë, nuk raportohet për dëme...

Tërmet i fuqishëm 6.9 godet verilindjen e Japonisë, nuk raportohet për dëme të mëdha

Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur bregdetin verilindor të Japonisë, duke shkaktuar lëkundje të forta në rajonin Tohoku, por pa pasoja të menjëhershme serioze.

Autoritetet japoneze konfirmuan se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami dhe se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme të mëdha materiale. Gjithashtu, nuk janë konstatuar parregullsi në impiantet bërthamore të vendit.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det, pranë prefekturës Iwate, në një thellësi rreth 50 kilometra, sipas të dhënave sizmologjike.

Qeveria japoneze ka aktivizuar menjëherë një ekip emergjence për mbledhjen e informacionit dhe monitorimin e situatës, ndërsa është shprehur e gatshme për ndërhyrje në rast nevoje.

Autoritetet theksuan se, përveç ndryshimeve të vogla të nivelit të detit, nuk pritet ndikim i madh nga ky tërmet, megjithatë monitorimi i zonës po vazhdon.

Japonia ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike në botë dhe shpesh përballet me lëkundje të fuqishme të tokës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT