Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeShowbizTelefona të fshehur në kasafortë, Dogana sekuestron 41 pajisje në Prishtinë

Telefona të fshehur në kasafortë, Dogana sekuestron 41 pajisje në Prishtinë

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në terren, njësitë e Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një aksion kontrolli në një subjekt ekonomik në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila, pas hapjes, ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar.


Subjekti në fjalë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që vërteton origjinën apo importin e ligjshëm të këtyre pajisjeve.

Sipas të dhënave nga Dogana, janë sekuestruar gjithsej 41 pajisje të reja elektronike:Sipas të dhënave nga Dogana, janë sekuestruar gjithsej 41 pajisje të reja elektronike:

19 copë telefona mobil të mençur Samsung Galaxy A26 5G
21 copë telefona mobil të mençur Samsung Galaxy A16
1 copë tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G

Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore dhe është përpiluar dokumentacioni përkatës. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT