Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeTejkaloi shpejtësinë në rrugën magjistrale, gjobitet dhe i merret leja shoferit në...

Tejkaloi shpejtësinë në rrugën magjistrale, gjobitet dhe i merret leja shoferit në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar një shofer pasi u kap duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar në rrugën magjistrale në fshatin Prelez i Muhaxherëve.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 05:00 të mëngjesit, një veturë BMW 318 me targa të huaja është ndaluar pasi radarët kanë regjistruar shpejtësi prej 111 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Shoferi H.S., 37 vjeç, është ndëshkuar menjëherë nga autoritetet policore. Matja e shpejtësisë është bërë me radar laserik, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij janë shqiptuar masa ndëshkuese, përfshirë gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se kontrollet në trafik do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe respektimit të rregullave të komunikacionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT