Teherani ka deklaruar se nuk ishte e pritshme arritja e një marrëveshjeje në raundin e parë të negociatave mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se palët që në fillim nuk kishin pritshmëri për një marrëveshje të menjëhershme, duke theksuar se kontaktet diplomatike me Pakistanin dhe vendet e tjera të rajonit do të vazhdojnë.
Sipas raportimeve, delegacioni iranian është larguar nga Pakistani pas përfundimit të bisedimeve në Islamabad.
Ndërkohë, pala amerikane, përmes zëvendëspresidentit JD Vance, deklaroi se nuk është arritur marrëveshje, duke theksuar se Irani nuk ka pranuar kushtet e SHBA-së për ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


