Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna në Shkozë të Tiranës, plagoset një polic jashtë shërbimit

Të shtëna në Shkozë të Tiranës, plagoset një polic jashtë shërbimit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë mesnatës në zonën e Shkozës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie jashtë shërbimit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT