Saturday, June 6, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona dhe sekuestrohen armët

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona dhe sekuestrohen armët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë reaguar menjëherë pas raportimit të rastit, duke dalë në vendin e ngjarjes.

Në bashkëpunim me Stacionin Policor Veriu dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë, policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuar dhe të sekuestrojë armët e përdorura në incident.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar procedurë penale ndaj tyre për veprat “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT