Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna armësh në një aheng në Podujevë, arrestohen tre persona

Të shtëna armësh në një aheng në Podujevë, arrestohen tre persona

Të shtëna armësh kanë ndodhur në një aheng familjar në Podujevë, ku policia ka gjetur revole dhe fishekë.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, ndërkaq pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimi të një informate për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një revole me mulli, dy pistoleta (njëra me gaz) dhe 6 fishekë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT